Është mbledhur sot në Tiranë Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Amerikane simbas rendit të ditës së përcaktuar.
E pranishme ka qenë edhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.
Ambasadorja ka përshëndetur dhe gjithashtu në fjalën e saj ka theksuar se, ne jemi këtu për ta ndihmuar Shqipërinë.
Ajo theksoi se ka ardhur momenti, kur të gjithë të kuptojnë se ligji është primar dhe të gjithë duhet t’i nënshtrohen atij.
Më poshtë shënimi i kësaj dhome në rrjetet sociale:
Mbledhja e 22-te e Asamblesë së Përgjithshme e Dhomës Amerikane është një moment i reflektimit të punës një vjeçare që bën Dhoma, objektivave strategjikë, i konsolidimit të marrëdhënies me anëtarët dhe bashkëpunëtorët, si edhe i zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit Drejtues.
Në Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë duke folur për rrugët më të mira të bashkëpunimit institucional, Presidenti i AmCham, z. Enio Jaço, zv.Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj Olta Manjani, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko, dhe Ambasadorja Amerikane në Tiranë, znj. Yuri Kim.

