Sot janë zhvilluar ceremonitë në përkujtim të 17 nëntorit 1944, kur simbas historiografisë shqiptare, u çlirua Tirana.
Pikërisht për këtë datë ka reaguar kreu i PL-së, Ilir Meta, i cili shkruan në rrjetet sociale se “Sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cënuar nga uzurpatorët”
Postimi i tij:
Çlirimi i kryeqytetit tonë mbetet një nga ngjarjet më madhore të Luftës Antifashiste. Përjetë mirënjohës të gjithë atyre partizanëve që luftuan për çlirimin e Tiranës dhe në veçanti dëshmorëve që dhanë jetën e tyre. Mirënjohje gjithmonë qytetarëve të Tiranës që ngritën barrikadat dhe i kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve.
Sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cënuar nga uzurpatorët. Tirana do të jetë më mirë! 🇦🇱

