Rreth vitit 1950, prof. Richter bëri një eksperiment me anë të të cilit donte të mësonte se për sa kohë minjtë mund të qëndronin mbi ujë duke notuar.
Kështu futi 12 minj në gota të gjata të mbushura përgjysëm me ujë. Mesatarisht minjtë i linte fuqia pas 15 minutash dhe mbyteshin.
Më pas ai e përsëriti eksperimentin duke bërë një ndryshim të vogël. Pak më përpara se minjtë ti linte krejtësisht fuqia, i nxirrte nga uji, i fshinte, i linte të pushonin pak dhe pastaj i fuste përsëri në ujë. Sa do të duronin në këtë rast?
Mos harroni që pak më parë kishin notuar deri në ekstrem të fuqisë së tyre.
Provoni ta gjeni… 15 minuta të tjera, 10 minuta, apo ndoshta vetëm 5? Jo. Përgjigjia është: 60 orë mesatarisht.
Nuk ka asnjë gabim. 60 orë të mira duke notuar. Koha e mbijetesës së tyre ishte rritur 240 herë.
Kjo ndodhi sepse tani minjtë mendonin që dikush do ti shpëtonte përsëri dhe nuk dorëzoheshin.
Madje njeri nga minjtë arriti të notojë për plot 81 orë. Ky eksperiment shërben si provë në fushën e psikologjisë pozitive për të treguar rëndësinë e shpresës dhe optimizmit. Eshtë e qartë se energjitë e brëndëshme të gjithsecilit janë shumë herë më të mëdha se sa duken dhe me nxitjen e duhur dalin në pah. Mos u dorëzoni kurrë!
Shkëputur nga “Facebook” dr. Anila Gj

