Në foton e ballinës së këtij shkrimi, por edhe në fund të tij, janë foto nga rruga “Mine Peza”, në qendër të Tiranës.
Para pak muajsh, rruga dhe trotuaret ju nënshtruan një rikonstruksioni të plotë dhe gjithçka dukej se u realizua mirë…
Ka një javë, që në trotuaret e kësaj rruge u rishfaqën skrepat dhe e “shqyen” përsëri.
Gropa e kanale të hapura, rrezik për të moshuar dhe fëmijë, balt e pllaka të hedhura gjithandej.
Disa banorë të zonës, gjithë nervozizëm, shprehen se “ishin harruar ca tuba” e do vendosen tani.
Askush nuk shpjegon sa do zgjasin këto punime, sa dëm është bërë, sa fonde po riharxhohen…?!?!
Rruga “Mine Peza” është në qendër të Tiranës.





