Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerë në Berat u shpreh se: Buxheti2023 është më i larti ndonjëherë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.
Ai e përcolli takimin në rrjetet sociale me anë të një video, por edhe më shënimin e mëposhtëm:
📍Berat – Bashkëbisedim me fermerët 👩🏻🌾👨🌾🚜🫒 🍇 🍷🍶🍯🐝
#Buxheti2023 është më i larti ndonjëherë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural🤜 I ndërtuar për rezistencën ndaj inflacionit të luftës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sipërmarrjeve bujqësore, #Buxheti2023 mishëron një përpjekje të madhe në rrugën e duhur të rritjes së konkurrueshmërisë, zhvillimit të vijueshëm të sistemeve prodhuese dhe rritjes së eksporteve në përputhje me objektivin tonë për 1 miliardë eksporte agroushqimore në #Shqipërinë2030🇦🇱👐🏿


