NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    13 hours ago
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    2 days ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    2 days ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kulla e Lumës si simbol dhe 110 vjetori i LUFTËS EPIKE. Beteja kundër ushtrisë serbe, 15-18 nëntor 1912
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
Kryesore Rajoni
Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
Kryesore Politikë
Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kulla e Lumës si simbol dhe 110 vjetori i LUFTËS EPIKE. Beteja kundër ushtrisë serbe, 15-18 nëntor 1912

Neutrale
Last updated: 2022/11/16 at 6:12 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Lufta e Lumës dhe simboli i saj, Kulla e Lumës. (Ripostim).

Shkruar nga Neritan Kolgjini, nandor 2014.

Vlera e simboleve kombëtare asht mjaft e njohun përgjatë historisë botnore. Simbolet për nji komb janë zakonisht në një numër fare të pakët. Historikisht kanë qenë mbreti, flamuri me gjithë ngjyrat e komponentet e tij, nji qytet apo vendbetejë, himni kombëtar, dita kombëtare ose dita e flamurit e kësodore.
Për ne Lumjanët, simbol unik dhe në dijeninë tonë, – i pakrahasueshëm në gjithë trojet etnike – mbetet Kulla e Lumës dhe beteja e famshme kundër ushtrisë serbe në nëntor 1912. Asht fjala për betejën që nisi në Qafë të Kolesjanit e përfundoi përtej Kullës së Lumës, deri në Zhur, përgjatë datave 15-18 nëntor 1912. Kjo betejë, simbas historianëve, shënon rastin e parë të shpartallimit të nji ushtrie serbe në trojet shqiptare. Nji ushtri e cila deri në ato ditë kishte njoftë vetëm fitore në përballje me forcat osmane, që ende gjendeshin në Ballkan.
Beteja që njihet si Lufta e Lumës, në nji vend normal dhe të vetëdijshëm për historinë e vet, do të ishte shndërrue pa diskutim në nji vlerë kombëtare, e cila do të mësohej në shkolla nga klasa e parë, njilloj ta zemë siç flasim për ngritjen e flamurit në 1912, apo rezistencën e 7 prillit 1939. Kjo betejë normalisht do të ishte shndërrue në pjesë integrale të psikes së çdo shqiptari, nëse këtu do të kishte pasë politikanë që ndiejnë, mendojnë e veprojnë si shqiptarë. Mjerisht nji periudhë e gjatë e historisë sonë shtetnore, ma shumë se gjysma e fundshekullit XX-të, asht e dominueme prej politikanësh, të cilët në shkencat politike shqiptare përkufizohen si serbofilë. Prandej edhe Luma e historia e saj asht shmangë djallëzisht nga çdo libër historie, madje edhe në volumet e historisë së Akademisë së Shkencave, gjithë ajo betejë legjendare përmblidhet me nji fjali, për turpin e vetë autorëve dhe pseudoshkencës sonë historiografike.
Lufta antiserbe e Lumjanëve, mund të quhet fare mirë si Termopilet shqiptare dhe asht e krahasueshme me çdo betejë të lavdishme që kanë zhvillue edhe kombet ma të njohuna në botë, italianë, francezë apo gjermanë.
Prandej me këtë ngjarje historike kemi të drejtë të ndihemi krenarë si lumjanë e shqiptarë. Sod e gjithë ditën ajo betejë përban nji kulmim historik në përballjen e përhershme me shkijet. E denjë për adhurim si simbol kombëtar! Lufta e Lumës asht një ndër të paktat fare dhe njiherësh ma e famshmja luftë, ku ne kemi dalë fitues, në serinë e gjatë të betejave me “dreqnit kojshi”.
Dhe vetë beteja e Lumës ka nji simbol që përfaqësohet me Kullën e Lumës. Në nji monument në Serbi, në kujtim të kësaj beteje, thuhet se u asht lanë amanet serbëve që: “Mos e harroni disfatën në Kullën e Lumës”. Ky mesazh i kobshëm dhe gjakndjellës, e që ngjan si nji thirrje e hapun për hakmarrje, njiherësh përban nji dëshmi të pakundërshtueshme të heroizmit dhe lavdisë lumjane të dëshmueme prej vetë kundërshtarit!
Lufta e Lumës ka edhe nji moment tjetër glorioz që tregon madhështinë e atyne luftëtarëve popullorë tue e ngritë në piedestal karakterin shqiptar e që ka të bajë me trajtimin e ushtarëve serbë të kapun rob lufte. Simbas burimeve, gjatë kësaj lufte formacionet popullore lumjane kanë dorëzue rreth 720 rob lufte. Fakt që gjen mbështetje edhe në autorin e famshëm Dimitrije Tucoviq, i cili thotë se lumjanët vetëm i çarmatosin ushtarët e kapun rob dhe më pas i lëshojnë, kurse ushtria serbe masakron edhe fëmijë e pleq! Pikërisht edhe për këtë epërsi morale të dëshmueme, për ktë sjellje tejet fisnike e kemi detyrë me e përkujtu çdo muej nandor, këtë ngjarje të rrallë të historisë sonë.
Ma poshtë, nji album i vogël me foto nga vendi i njohun si Kulla e Lumës, Ura e Vezirit etj., të cilat i ka sigurue me shumë kujdes, miku im, Naim Palushi, syni ma artistik i gjithë vendit nga Uji i Veleshicës e deri në Poslisht!

Shkëputur nga faqa e Naim Palushi

Neutrale November 16, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi
3 hours ago
Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
13 hours ago
Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%
1 day ago
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
2 days ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
2 days ago

Pas protestave, Vuçiç njofton dorëheqjen dhe shpall zgjedhje të parakohshme në Serbi

Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!

Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?