Partia e Lirisë ka mbledhur sot kryesinë e saj, dhe ka marrë vendime se kush do të drejtoi sekretariatet dhe komisionet ekzekutive në partinë e dytë më të madhe të opozitës.
Bien në sy emërtesat e Avokat Genc Gjokutaj dhe Prof. Petraq Milo poste të larta.
Në mbledhjen u vendos që zëvendëskryetari Agim Nesho do jetë Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme, Panariti do luajë rolin e Sekretarit për Bujqësinë dhe Ushqimin, ndërsa Silva Caka do jetë Kryetare e Komisionit për Drejtësinë dhe Çështjet Zgjedhore.
Prof.Petraq Milo – Sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave
Prof.Edmond Panariti – Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin
Agim Nesho – Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme
Erisa Xhixho – Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian
Genc Gjokutaj – Kryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme
Kejdi Mehmetaj – Kryetare e Komisionit për Arsimin
Silva Caka – Kryetare e Komisionit për Drejtësinë dhe Çështjet Zgjedhore
Roni Telegrafi – Kryetar i Komisionit për Ambientin dhe Turizmin
Aurela Agalliu – Kryetare e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Familjen
Klodian Gradeci Kryetar i Komisionit te Energjetikes.

