Njoftimi nga Ambasada e SHBA në Tiranë:
🇦🇱 | Javën e shkuar, Ambasadorja Kim vizitoi rajonin e bukur të Dibrës për të parë sesi USAID po mbështet biznesin dhe turizmin në Shqipëri. Në partneritet me ALCDF dhe Ambasadën e Suedisë në Tiranë, USAID ka trajnuar guida turistike lokale, ka mbështetur bujtina dhe ka shënuar shtigje ecjeje. Së bashku, ne kemi ndihmuar tashmë fshatra si Rabdishti dhe Vakufi të tërheqin më shumë turistë nga Shqipëria dhe e gjithë bota. Kjo mbështetje ka pasur ndikim të qëndrueshëm në sektorin e turizmit në Dibër. Gjatë vizitës së saj, Ambasadorja Kim u takua me pronarë bujtinash dhe me guida turistike, mësoi se si të bënte jufkat e famshme të Dibrës dhe eksploroi më shumë kulturën dhe historinë e pasur të veriut të mrekullueshëm të Shqipërisë. Ambasadorja Kim pati rastin të vizitojë edhe Sinën, vendlindjen e të madhit Gjergj Kastrioti! USAID/Albania



