Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, shkruan në rrjetet sociale, se dje në Shkup, në mbledhjen e përbashkët të qeverive, asaj të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, janë nënshkruar midis të tjerave tre marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunimin në fushën e financave publike dhe lehtësimin e tregtisë.
Ja postimi i saj:
Shkup📍 🇦🇱🤝🇲🇰Në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nënshkruam tre marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunimin në fushën e financave publike dhe lehtësimin e tregtisë.
✅Protokolli për njohjen e ndërsjellët të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, e iniciuar në kuadër të procesit të Ballkanit të Hapur
✅Protokollin për mënyrën e funksionimit të pikës së përbashkët doganore të QafëThanë – Kjafasan
✅Memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në fushën e financave publike dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
🤝Bashkëpunimi rajonal mbetet prioritet për të lehtësuar sa më shumë tregtinë mes vendeve tona, edhe në kuadër të procesit të Ballkanit të Hapur.

