DASHI
Çdo gabim në këtë ditë,mund të çojë në diçka tjetër dhe ju nuk do të keni për ta marrë atë si diçka negative.Në të vërtetë, mund të jetë një mundësi për diçka të re që përfundimisht do të sjellë një frymë të re.Do të duhet të rregulloni disa gabime sado të vogla të jenë sepse ndryshe do të fajsoni veten.
DEMI
Ditë e ngrohtë dhe plot diell kjo për të dashuruarit. Shprehni çdo ndjenjë dhe çdo ide që të keni për jetën tuaj në çift. Do ndiheni mirë dhe të plotësuar. Beqarët do kenë disa takime, por asnjëri nuk do ju pëlqejë aq shumë sa për të filluar një lidhje.
BINJAKËT
Ushtrimet fizike duhet të jenë në mëndjen tuaj sot, prandaj shikoni nëse ju mund të shkoni në palester, ose të paktën të bëni një shëtitje të gjatë në kohën e drëkes. Nëse ju mund ta bëni këtë pjesë të rutines tuaj ditore, aq më mirë!
GAFORRJA
Bashkëpunimi në çift do përmirësohet disi sot për ju që jeni në një lidhje. Do qëndroni më gjatë pranë partnerit dhe do flisni edhe për disa gjëra që nuk ju kanë pëlqyer së fundmi. Beqarët do fillojnë mënjëherë një lidhje pasionante e cila do i bëjë të ëndërrojnë pa fund.
LUANI
Opinionet e shkëlqyera mund të ketë komplikuar marrëdhëniet tuaja me eprorët tuaj, ndoshta mund te ndihen xheloz për punën tuaj të mirë.Ju duhet të jeni të sigurt dhe në të njëjtën kohë ju duhet të përpiqeni të jeni më të shpejtë.
VIRGJËRESHA
Mbase i jeni përkushtuar më shumë sec duhet partnerit tuaj këto kohë, në disa momente prezenca juaj për të ka qënë e tepërt, duke mos e lënë të marrë frymë i lirë. Duhet të tregoheni ndonjëherë dhe pak indifernte, që të fitoni vëmëndjen e tij. Përkushtojuni punës më shumë për të mbushur e ju hapesirat tuaja.
PESHORJA
Disa planete do jenë shumë të favorshëm për jetën tuaj në çift sot. Ata do ju nxitin të keni më tepër besim tek partneri dhe gjërat kanë për t’iu ecur shumë më mirë. Për sa iu përket financave, do bëni mirë ta kufizoni disi veten sepse në të kundërt do ketë tronditje të mëdha.
AKREPI
Cdo herë që merrni pjesë në evente të shtyrë nga statusi social, mërziteni, ju këshilloj të shkoni atje ku juve ju pëlqen dhe argëtoheni, skeni pse shkoni diku dhe të rini të mërzitur. Jo vetëm që mezi do i shtyni orët, por dhe do merzisni të tjert rrotull jush.
SHIGJETARI
Do përgatisni një surprizë të madhe sot ju që jeni në një lidhje dhe do e bëni partnerin të ëndërrojë gjithë kohës. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Në planin financiar ndikimi i yjeve do jetë negativ. Do kryeni shpenzime të pamenduara dhe situata do përkëqësohet.
BRICJAPI
Dëshirat tuaja do jenë më të mëdha nga sa mund të arrini sot. Përpiquni të balanconi se cfarë mund të arrini dhe cfarë jo, dhe më pas veproni plot optimizëm. Jeta profesionale do ecë shumë mirë, por mbas një punë të gjatë dhe plot sfida për ju
UJORI
Mos kërkoni më shumë pavarësi nga sa duhet sot ju që jeni në një lidhje dhe mundohuni të toleroni më tepër nga zakonisht. Në këtë mënyrë gjërat kanë për të ecur me mirë. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do pranojnë çdo ftesë që do ju bëhet.
PESHQIT
Cështjet që jeni marrë kohët e fundit nuk ju japin kënaqësinë e duhur, prandaj po kërkoni dicka të re për të kënaqur egon tuaj. Nuk ka asgjë të keqë që kërkoni nga jeta më të mirën, e rëndësishme është që të mos kërkoni aq
shumë sa tju bëni keq të tjerëve. Gjithsesi ju jeni shumë të zotët për të gjetuar thesaret që doni.

