Të gjithë mund t’i jepini vlerë investimit tuaj dhe shtoni portofolin, për të siguruar më shumë të ardhura, shkruan në rrjetet sociale, Delina Ibrahimaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë.
Ibrahimaj thekson se me Kryeministrin Rama ndodhen në konferencën e përbashkët për të informuar dhe shtuar ndërgjegjësimin drejtuar individëve.
Postimi i saj:
🪪Investoni në bono thesari dhe obligacione, të sigurt, të mbrojtur dhe me risk ZERO.
📈Në një kohë sfidash ekonomike si këto që po kalojmë të gjithë mund t’i jepini vlerë investimit tuaj dhe shtoni portofolin, për të siguruar më shumë të ardhura.
🤝Me Kryeministrin Rama në konferencën e përbashkët për të informuar dhe shtuar ndërgjegjësimin drejtuar individëve.
🏦Për ta bërë më të lehtë këtë proces sot janë rihapur sportelet për tregtimin e bonove të thesarit përmes Bankës së Shqipërisë në 6 qytete të vendit.
💻Në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm mbi procedurat, kalendarin e ankandeve dhe rregullat e pjesëmarrjes: https://financa.gov.al/meso-me-shume-per-bonot-e-thesarit-dhe-obligacionet/

