Ish Deputeti i PD-së Bedri Hoxha ka shpallur kandidaturën e tij për të marrë pjesë në primaret që do organizohen për të qenë Kandidat për Bashkine Klos në zgjedhjet e 14 Majit.
Hoxha ka një karrierë të pasur në Partinë Demokratike.
Ai ka qe Kryetar i Bashkisë Klos si dhe dy herë Deputeti i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë.
Po ashtu ai për shumë kohë ka drejtuar degën lokale të PD-duke arritur në vitin 2015 të fitojë Bashkitë Mat dhe Klos.
Bedri Hoxha vijon të jetë anëtar i Këshillit Kombëtar dhe njihet si një mbështetës i palëkundur i ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Ai ka një lidhje të fuqishme me komunitetin e zonës ku kandidon sidomos me demokratët.

