Në konferencën për mediat, mbas takimit ndërqeveritar, mbajtur ditën e sotme në Shkup me kryeministrin e RMV, Dimitar Kovaçevski, Rama deklaroi se në Tiranë do të mbahet një tjetër samit i Ballkanit të Hapur.
Rama tha se është i kënaqur që vende të tjera si Turqia, Greqia, Hungaria dhe Italia kërkojnë të jenë pjesë e procesit.
“Ne po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri dhe jemi të kënaqur qe ka dhe vende të tjera integrale të këtij procesi. Këtu kam parsysh, Turqinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, kam parasysh vende të cilat ishin prezentë fillimisht në samitin e bërë më parë dhe që tani kërkojnë të jenë në vazhdimësi për të krijuar atë sinergji të nevojshme edhe me kufijtë rreth e rrotull”- tha Rama

