Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar me një status publik, mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet të cilit dënon aktin terrorist të ndodhur në Turqi.
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar terrorist, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, shkruan ai në “Facebook”
Mesazhi i plotë:
Të dashur miq, sot pasdite, në afërsi të sheshit Taksim, një shpërthim nga një terrorist kamikaz ka vrarë 6 qytetarë dhe plagosur 81 të tjerë. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar terrorist, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit.
Ju uroj shërim të plotë të plagosurve. sb
Foto marrë nga Atalayar.


