Avokati Fadil Begu ka deklaruar në rrjetet sociale se do të bëhet pjesë e Primareve të PD-së, duke synuar përfaqësimin e opozitës në zgjedhjet vendore të pritshme.
Avokat Begu është një emër i njohur në qarqet intelektuale dibrane dhe me një të kaluar të vjetër si aktivist i Partisë Demokratike në Peshkopi dhe çdo njësi vendore të saj.
Ai është dhe një njohës i mirë i pushtetit lokal, mbasi për dy mandate ka qenë kryetar i këshillit bashkiak të Peshkopisë.
Lajmin e përfshirjes së tij në Primare, e ka bërë me dije vetë ai me një status në rrjetet sociale.
Ja mesazhi i plotë:
Te nderuar demokrate e demokrat, simpatizantë të Partise Demokratike, anetare e simpatizante te partive pjesetare te Frontit opozitar per Shpetimin e Shqiperise, qytetarë te Dibres pavaresisht perkatesive e simpative partiake !
Pas propozime te ardhura nga pothuajse te gjithe Grup Seksionet e Deges se PD Diber e ndjej per detyre t’ju lajmeroj se kam vendosur te mar pjese ne konkurimin per kandidat per kryetar bashkie te Dibres ne primaret ,qe do te zhvillohen ne Degen e PD, Diber.
Kur mora kete vendim , mendova dhe arsyetova gjate. Me profilin tim si qytetar i Dibres , me pervojen time te gjate ne poste administrative , deri ne kryetar i keshillit bashkiak te qytetit tone per dy mandate , me perkushtimin dhe qendresen kunder rregjimit e qeverisjeve abuzive e te korruptuara , me figuren time e te paperlyer per gjate 12 viteve ne sherbim te qytetareve , mendoj se me krijojne mundesine per te drejtuar e manaxhuar mire zhvillimin e Dibres , per te mbrojtur mjedisin , per te realizuar synimet drejt nje Dibre te denje per kerkesat e ketij 10 vjecari te dyte te shek 21 dhe per tjua kthyer bashkine qytetareve dhe jo tjua leme kryetareve e edrejtoreve
Per mua eshte nder e kenaqesi qe ne primare do te garojne perfaqesues dinjitoze te qytetarise dibrane.
Me primaret PD deshmon per nje nivel te ri te demokracise se brendshme , per transparencen dhe respektin ndaj votes se lire.
Ndaj ju ftoj te merrni pjese dhe te votoni kandidatin e pelqyer prej jush.
Ju faleminderit dhe do t’ju jem perjetesisht mirenjohes per besimin dhe mbeshtetjen.

