Ish deputeti demokrat Igli Cara dhe aktualisht drejtues i degës së PD- së Durrës, ka njoftuar sot se do të futet në “Primaret” e këtij subjekti politik, që të jetë ai kandidati i opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, për të qenë kryebashkiaku i qytetit të dytë më të rëndësishëm në Shqipëri.
Nga fjala e tij:
14 nëntori është një datë kuptimplotë në historinë e qytetit tonë. Një datë simbolike, që përfaqëson çlirimin e tij nga pushtuesit e huaj, 78 vite më parë.
Rastësisht sot përkon dhe me ndarjen e një vendimi të rëndësishëm me ju.
Me besimin në Zot, në respekt të çdo bashkëqytetari/e e demokrati, me dëshirën e mirë, me vendosmërinë dhe përgjegjësinë e një njeriu që prej vitesh kontribuon në politikë, me energjinë e duhur, pas një reflektimi të thellë, kam marrë vendimin për të kandiduar në Primaret për Kryetar të Bashkisë së Durrësit.

