Zv.kryeministrja Belinda Balluku, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka shpërndarë lajmin se në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë firmosur disa marrëveshje.
Ja postimi i saj:
📍Shkup, në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së 🇦🇱Shqipërisë dhe Qeverisë së 🇲🇰Maqedonisë së Veriut ✍️nënshkruam disa marrëveshje të rëndësishme për 🤝bashkëpunimin dypalësh në sektorin ⚡energjetik, si dhe për delegimin e trafikut ✈️ajror në një pjesë të hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit. Bashkëpunimi me vendet fqinje mbetet gjithmonë prioritet me qëllim krijimin e lehtësirave për qytetarët e të dyja vendeve.
🇦🇱🤝🇲🇰

