“… Një shpërthim ka ndodhur në rrugën Taksim Istiklal në lagjen Beyoğlu të Stambollit. Një numër i madh ekipesh shëndetësore dhe policore janë dërguar në rajon. Presidenti Erdoğan njoftoi se humbjet e jetës u rritën në 6 dhe 53 persona u plagosën nga shpërthimi në rrugën Istiklal. RTÜK njoftoi se ishte vendosur ndalimi i transmetimit për shpërthimin në rrugën Istiklal. Një hetim për shpërthimin filloi nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit”, shkruan hurriyet.com.tr
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur ditën e sotme në një zonë të populluar në qendër të Stambollit, kanë thënë autoritetet turke.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, tha guvernatori i qytetit turk Ali Yerlikaya.
Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, ndërsa momente nga shpërthimi janë publikuar në mediat sociale.
Ndërkohë, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët e ngjarjes do të ndëshkohen.

