Shtëpia bamirëse Agio Varvara në Athinë për tu lidhur me ambasadën tonë e bënte nëpërmjet Organizatës së Kombëve të Bashkuara dhe kjo për faj të ish-dipllomatit Mahilaj.
Një nga protagonistët për pengimin e zbardhjes se këtij skandali ishte ky dipllomat i ardhur nga arti nëpërmjet babait të tij që kishte lidhje me PS, por që nuk kishte asnjë lidhje me dipllomacinë shqiptare.
Ky emërim dhe largim i tij nga trupi dipllomatik u bë në një kohë kur me dhjetra femije emigrantesh mbaronin shkollën e lartë përkatëse dhe nuk punësoheshin. Edhe pse u largua nga dipllomacia shqiptare për shpërdorim detyre, ky flautist muaj më parë u emërua në heshtje mediatike zv/ministër i Punëve të Brendshme.
Por…!
Në atë kohë ish-ambasadori Kastriot Robo nëpërmjet autoriteve të Greqisë në shtator të vitit 2000 më krijon kushte për të shkuar dhe parë nga afër institucionin Agia Varvara në Athinë, vendin ku kishin filluar zhdukja e fëmijëve shqiptarë.
Një nga dipllomat që nuk kishte qejf zbardhjen e zhdukjeve të fëmijëve ishte ky zv/ministri i sotëm Mahilaj.
Por le të kthehemi te fenomeni i zhdukjeve
Ishte 10 dhjetor 1998 kur u zbatua programi për “mbrojtjen e të miturve lypës”. Policia vendase kapte fëmijët dhe i çonte në institucionin “Agia Varvara”, i cili deri atëherë funksiononte si një shtëpi vajzash në adoleshencë. “Nuk ishte mënyra më e mirë për t’i mbledhur ato përmes policisë, pa patur një program serioz. Në ditën e parë të programit, sipas dosjeve në dispozicion të gazetës së përditëshme “Kathimerini”, 34 fëmijë u dërguan në këtë në institucion. Një bullgar, katër irakian dhe 29 shqiptar. Nga këta, 17 u larguan në drejtim të paditur. Por nga viti 1998 deri në 2001, 661 fëmijë të semaforëve u strehuan në institucionin “Agia Varvara” në Athinë, në kuadër të programit “Mbrojtja dhe kujdesi social i fëmijëve në rrugë”. Në 2004, dy vjet pasi programi mbaroi, Avokati i Popullit zbuloi se numri i fëmijëve të zhdukur ishte 502.
Përfundimisht, nga 661 fëmijë që kaluan përmes “Agia Varvara”, 90 u dorëzuan prindërve të tyre, 47 u zhvendosën në fusha lojrash, 22 u pritën nga policia. Dhe 502 ishin të humbur! (Të dhëna nga policia greke (EL.AS) për Avokatin e Popullit Grek).
Turpi vazhdon me tej:
Në shtator te vitit 2000 pata mundësi të takoja drejtoreshen e ketij institucioni zonjen Ana Kuri e cila me tha se, për tu lidhur me Ambasadën Shqiptare duhet ndërmjetësimi i OKB-së. Kjo u vertetua edhe nga sjellja brutale e dhunshme e ish konsullit te ambasadës sonë ku anashkalonte kete problem.
Sot dipllomati që ne atë kohë pengonte zbardhjen e ketij fenomeni sot eshte zv/minister Brendshëm.
Deri më sot kam pritur prej ketij njeriu nje ndjesë apo falje , por njerëz te tillë të pushtetshëm me kostum dhe gravata të ardhur nga nepotizmi nuk njohin këto fjalë përveç dhunës dhe arrogancës.
Lotët e familjeve ende nuk janë tharë.


