Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, shoqëruar nga Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë dhe deputete e zonës, ka zhvilluar takime me banorët e njësisë 9 në kryeqytet.
Në fjalën e saj, Manistirliu u shpreh se janë ndërtuar shkolla si “Sami Frashëri”, “Hasan Vogli”, bulevardi “Zog i I”, bulevardi i ri etj.
Janë bërë kaq shumë punë, tha ajo, sa e quaj veten me fat që jam banore e njësisë 9.
Jemi me fat sepse jetojmë të lumtur falë përkushtimit të Erionit, u shpreh deputetja.



