Kuvendi Kombëtar i Alpeve-Komuna Pejë, ka nderuar me tituj nderi ish-Ministrin e Oborrit Mbretëror Abedin Mulosmani dhe ish deputetin e PLL Eh’tem Fejzullari.
Marrë shkas nga kjo ceremoni dhe ky nderim, ka reaguar në rrjetet sociale kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami, i cili shkruan: vihemi me të gjitha mundësitë në shërbim të interesit kombëtar.
Ja postimi i plotë i kreut të Legalitetit, Axhamit:
Kuvendi Kombëtar i Alpeve-Komuna Pejë, nderon me tituj nderi ish-Ministrin e Oborrit Mbretëror Abedin Mulosmani dhe ish deputetin e PLL Eh’tem Fejzullari, perfaqësues i shqiptarëve në Australi, sot Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Ish të Përndjekurve Politik të Shqipërisë.
Mbresëlënës ky takim dhe gjithashtu kënaqësi e veçantë takimi me personalitete të shquara shqiptar nga të gjitha trojet tona etnike e kudo në Botë ku ato ushtrojnë aktivitetin e tyre duke u vënë me të gjitha mundësitë në shërbim të interesit kombetar.🇦🇱
Faleminderit Kryetarit të Komunës Pejë Gazmend Muhaxheri për mikëpritjen e tij me bujari shqiptare.🇦🇱

