Në një konferencë për mediat rreth tentativës për atentat ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe familjes së tij, kryeministrja e vendit u shpreh se rreziku nuk ka kaluar dhe QËNDRIMET E PJESËS SË OPOZICIONIT JANË TË TURPSHME, shkruajnë mediat e Beogradit.
Kryeministrja Ana Brnabiq ka vlerësuar sot se pas arrestimit të një grupi kriminal nga Beogradi, rreziku për jetën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka kaluar, sepse siç tha ajo, “autoret janë ende të lirë”. Shërbimet nuk kanë reaguar më herët nëse kanë qenë në dijeni për qëllimet e atij grupi kriminal, ajo e quajti të turpshme.“Është turp që pyesin, arritëm ta mbrojmë Vuçiqin”, tha ajo.
Qeveria në Serbi më herët e kishte informuar opinionin për rreziqet për jetën e presidentit dhe familjes së tij, ajo sërish dënoi “disa media dhe analistë” për dyshime për deklaratat e qeverisë dhe i akuzoi se po paguajnë për to.

