Sot është një ditë e trishtuar, ditë zie për ne !
Natën e 12 nëntorit u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe u vranë në bodrumin e hotel Bristol disa intelektualë të spikatur e patriotë shqiptarë, në mesin e të cilëve qenë edhe dy pjesëtarë te familjes sonë : Nebil Çika, Aleks Mavraqi, si dhe miq të tyre Muntaz, Vesim dhe Syrja Kokalari, Ismail agë Petrela, Muharrem Lleshi, Reshat Stërmasi, Rifat etje .
Gjatë periudhës tetor- nëntor 1944 komunistet vranë ose zhduken rreth 105 persona 36 prej të cilëve janë identifikuar dhe nderuar me tituj nderi nga shteti shqiptar post komunist.
Masakra komuniste e Tiranës është një nga krimet më të mëdha të luftës të kryera nga forcat partizane komuniste në Shqipëri.
Martirët e masakrës komuniste të Tiranës janë nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, nga Presidenti i Republikës .
Nderim në jetë të jetëve martirëve tanë antikomunistë !


