Ndërkohë që prisja në rradhë te markata e vogël poshtë shtëpisë për të paguar ato pak asortimente që marrim për nevojat ushqimore të familjes tone, një grua e catrafilueme futet pa rradhë…
– Loala ma jep një gjysë buke të lutem!
Shitësja mori një gjysê buke ia dha.. Klientja e mori dhe iku tuj thanë ndër dhambë . Shënoje..! Natën e mirë!
Para meje shitsja fisnike hapi një fletore, pikërisht te faqja e zonjës (e çfarë zonje, nëse i referohem jetës sajë?!), dhe shënoi … + një gjysëm buke…
Para atij shënimi, kishte shënime.. 3 kokrra vezë…
Akoma ma para… 50 lek spinaq, 80 lek qepë, 70 lek patate…oriz.. gjysë buke..
Desha ti bëj një foto… por shitësja e mbylli shpejt e shpejt fletoren…
– Jo Paulin! Mos më merr m’qafë ! …qeshi mjerushëm…!
Sikur mos të kisha asnjë arsye tjetër në botë, unë sot do dalë në protestojë për atë zonjën mjerane; të catrafilueme prej halleve, që edhe bukën e mertte me listë…;
Unë sot do dal në protestë edhe për Lolën fisnike, shitësen e markatës së vogël, që me shpirt ndër dhâmbë bashkë me familjen mbajnë atë lokal në shërbim të komunitetit tonë mjeran…
Askush nuk gëzohet ma shumë se Lola, kur vjen fund-muaj (koha e pagesave)… me shpresën që borxhlitë do i paguajnë aq sa me ble furnizimet për muajin nê vazhdim…
Duhet me dalë me protestue…
Boll mbetëm tuj vajtue!

