Ja si e shpjegon gjendjen e brendshme të republikanëve amerikanë, aktivistja konservatore Evi Kokalari, në një status në rrjetet sociale:
Dhoma e Përfaqësuesve u fitua kryesisht nga kandidatët e mbështetur nga Donald Trump, të cilët tashti nuk duan të votojnë Kevin McCarthy si Kryetar.
Mitch McConnell këtë ka dashur të evitojë gjatë këtyre zgjedhjeve. Rasti më i mirë për ta kuptuar këtë është në Alaska, ku McConnell investoi para ($9 million) për Murkowski, që është një anti-Trumpiste dhe është gjithnjë në krahë të McConnell, e megjithatë kandidatja e mbështetur nga Trump po fiton.
Në Arizona, për Blake Masters, McConnell nuk harxhoi asnjë lek. S’jam e sigurt kush është ai i zgjuar që thotë se Trump duhet të investonte para për Masters.
Trump ka ngritur shumë fonde që ju kanë shkuar kandidatëve dhe RNCs, e cila duhet t’i përdor për të gjithë kandidatët që fituan primaret dhe janë në garë me demokratët.
Në fakt, momentalisht motoja e ditës po bëhet
McConnell, McCarthy, McDaniel – McFailure !!!
Për info: McDaniel është kryetare e Partisë Republikane.
Kjo mund të jetë beteja e fundit brënda partisë. Emrat e përmendur më lart janë pikërisht ata që i kanë bërë dëm Republikanëve, duke votuar në Kongres gjithnjë e më shumë me demokratët.

