Partia Demokratike depoziton në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive të marrëveshjes për Portin e Durrësit.
N/Kryetari i PD Oerd Bylykbashi, ka deklaruar parq mediave: Grabitje e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore. Pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj.

