(Nga Bajram Karabolli)
Millor Fernandes, humorist, dramaturg dhe shkrimtar brazilian, hodhi një sfidë publike me pyetjen e mëposhtme:
– Cili është ndryshimi midis politikanit dhe hajdutit?
Përgjigja më e bukur ishte ajo e një qytetari të thjeshtë:
– I dashur Millor, pasi e vrava mendjen shumë, arrita në këtë përfundim: Dallimi midis një politikani dhe një hajduti është se të parin e zgjedh unë, ndërsa i dyti më zgjedh mua. A kam të drejtë?
Dhe ja si i përgjigjjet e Millor:
– I nderuar zotëri, ju jeni gjeni. Jeni i vetmi që keni arritur ta gjeni bukur ndryshimin midis tyre.

