Policia e Korçës ka nisur hetimet ndaj një 72-vjeçari, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nuset e djalit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Porodinë, Korçë.
Policia njofton se ka qenë nusja ajo që ka kallëzuar vjehrrin e saj me iniciale I.M.
Njoftimi:
Mbas denoncimit të bërë nga nusja e djalit u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 72 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

