Jo, lumnis s’ate kurr mos i lakmosha,
Pse nuk jam le me kndue n’kafaza ari;
Edhe n’m’perbuzsh, n’m’qitsh jashtë, kurr falë
Kam Zotin t’em, aj asht e mira e eme mos t’kjosha.
Merr gjan qi kam e n’treg, po deshte, qite,
Shite, se ma s’t’a lypi: randë e pata:
S’due qi t’m’kursejsh, e di se nuk mund t’prite:
Mue nji send m’mjafton: Dashtnija e t’Naltit.
Malin do t’marr, po kje se s’don me m’pa
Nder fushë, e larg do t’tres un tejet;
N’atdhe n’mos m’laç, po m’ndoqe ti pa da,
Qiellen a mund t’m’a pritsh? Un jam i Zotit!
At Vinçens Prennushi


