Kështu e përkufizon Enkelejd Alibeaj kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur dje në parlament, ku diskutohej buxheti i shtetit për vitin 2023.
Sa herë që ka një aferë për të mbrojtur, shkruan ai në rrjetet sociale, e vetmja gjuhë që përdor është ajo e sharjeve.
Ja shënimi i Alibeaj:
Sa herë ka një aferë për të mbrojtur apo një pazar për të votuar, gjuha e vetme që di të flasë është ajo e sharjeve dhe ofendimeve. Mëkat për dikë që e nisi politikën si orator dhe fjalimshkrues e po e mbyll si klient mejhanesh!

