Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një ironi të hidhur pas akuzave të kryetarit të PL, Ilir Meta për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit.
Metës ka deklaruar se qeveria ka përdorur kompani guaskë me pronarë të fshehur për projektin e Portit të Durrësit që sipas tij, janë të përfshirë në korrupsion.
Teksa Rama thotë se ai ndërtuesi ka punuar për gjysmën e Dubait, ndërsa Meta ka ndërtuar vetëm dy parti, LSI dhe PL.
Me ironi të hidhur, kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale se LSI “sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para”.
“S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht! Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para”, shkruan ai

