Mbas diskutimeve, debateve të ashpra, replikave dhe ironive, akuza dhe kundër akuza, Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme me 76 vota pro buxhetin për vitin 2023.
Votuan kundër 41 deputetë, nuk pati asnjë abstenim.
Gjithashtu deputetët votuan 3 ligjet e paketës fiskale. Projektligji për akcizat u miratua me 76 pro, kundër 40 dhe asnjë abstenim. Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar u miratua me 76 pro, 40 kundër, asnjë abstenim, ndërsa projektligji për procedurat tatimore u miratua me 76 pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim

