Në një bisedë televizive në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh, se “Protesta e 12 nëntorit do të jetë ngjarja më e madhe e popullit shqiptar”
I pyetur nga drejtuesi i emisionit se cila është moto e kësaj proteste, Berisha tha se, Edi Rama është shpallur që në protestën e 7 korrikut si armik i identitetit kombëtar, armik i lirisë, vjedhës i pronave publike.
Rasti i fundit, tha ai, është me Portin e Durrësit që jua dhuroi vëllezërve Kariç e për rrjedhojë Vuçiçit, Lukashenkos dhe vetes.
Ky është kryeministër i drogës, është kryeministri me salltanete sulltanore, 137 udhëtime me aviona luksi.
Na ka shndërruar në komb gomonesh.
Vjedhës i zgjedhjeve, këtu liria është vetëm një iluzion sepse ai mendon vetëm si të vjedh mbi kurrizin e familjeve shqiptare.
Në 10 vite nuk janë rritur pensionet, rrogat, familjet i ka mbytur kriza.
Për këto do bëhet protesta dhe do të kalohet në mosbindje civile dhe çdo formë tjetër demokratike.

