Reportazh i shkurtër nga Perparim Tushaj
Varshava, qyteti “sanduiç” në Luftën e 2-të Botërore, një nga më të zymtët kryeqytete të Evropës në vitet ’90-të, sot është kthyer në një nga qendrat vibrante të kontinentit plak.
Këtu e vjetra dhe e reja bashkëjetojnë pa u bërë lëmsh( kapërthyer në disharmoni), me rritje e zhvillim të vazhdueshëm.
E kjo falë politikanëve që mendojnë për shtetin më shumë se për vete dhe popullit që i ndërron “kuajt e karrocës” sa herë është e nevojshme, pa u bërë e domosdoshme.








