Kandidati për Fierin Prof. Albano Zhapaj; mbështetësit e Kapllanajt dhe Alibeajt, nuk i konsideroj si kundërshtarë, por si miq dhe bashkëluftëtarë të së njëjtës llogore.
Në një prononcim për MCN televizon kandidati i primareve të PD për Bashkinë Fier, prof. Albano Zhapaj, pyetjes së gazetares se si do t’ja bëni përballë dy kundërshtarëve, dmth PD dhe mbështetësve të zotit Alibeaj dhe zotit Kapllanaj, ju përgjigj se mbështetësit demokratë të dyshes Alibeaj Kapllanaj të Fierit, nuk i shikon si kundërshtarë, por si miq, shokë dhe bashkëluftëtarë të së njëjtës llogore.
E keqja jonë e përbashkët është qeverisja e kalbur e rilindjes, pasojat e së cilave i vuajmë të gjithë ne dhe fëmijët tanë.


