Mijëra qytetarë malazezë janë mbledhur në tubim në Podgoricë, kryeqytetin e vendit.
Mësohet se ata protestojnë kundër ndikimit dhe ndërhyrjeve të Serbisë në punët e brendshme të Malit të Zi.
Pikërisht, këtë protestë ka mbështetur edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Ai ka përcjellë mesazhin e mëposhtëm:
Protestë gjigande në Podgoricë kundër Serbisë dhe ndërhyrjeve të saj!
Nderim protestuesëve patriotë malazezë që mbrojnë pavaresinë e vendit të tyre! #sb

