Ndërsa në seancën parlamentare diskutohej projektbuxheti për vitin 2023, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pohuar se:
Qeveria do të financojë fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65-vjeç.
“Pasi rimbursuam fishat e diabetit për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjec, me buxhetin e ri, nga viti që vjen mbështesim të moshuarit +65 vjeç që vuajnë nga diabeti, duke rimbursuar fishat e diabetit falas dhe duke i kursyer të moshuarve të paktën 1 pension mujor në vit”, tha Manastirliu.

