Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në seancën e sotme plenare ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se kjo qeveri nuk ka asnjë bilanc për të ju treguar shqiptarëve në 9 vite qeverisje. Sipas Berishës, të gjitha punët e bëra në këto vite janë të nisura gjatë qeverisjes së mëparshme.
“U ndërtuan Shqipëria digjitale, u ndërtuan me dhjetëra e dhjetëra, qindra rrjete kanalizimesh dhe ujësjellësash, u dyfishuan rrogat e pensionet, ndihma ekonomike. Por çfarë u bë ore zotëri, ku shkuan miliardat tuaja, ku avulluan ato?
Rrogat, pensionet, nuk u rritën. Shqiptarët u vidhisën nga njerëzit me rrogë më të lartë mesatare në Ballkan, në rrogën më të ulët. Asnjë punë nuk u tregoni dot shqiptarëve që keni bërë gjatë 9 viteve, janë të gjitha punë të nisura më herët.
Ju mezi ndërtuat 7 kilometra rrugë të rrugës së Elbasanit, me çmim më të lartë se tuneli. Por si e ndërtuat, vodhët me thes.
Tani pas 9 vitesh, shtoni edhe 16 milionë të tjera se nuk jeni ngopur.
U ndërtua rruga Lushnje-Fier me 1.2 milionë euro kilometri, Levan-Fier me 1 mln euro, rruga Levan-Vlorë, autostrada më e gjerë në Shqipëri me dy ura të mëdha me 2 mln euro kilometrin”, tha Berisha.

