Kreu i PD, Sali Berisha, në seancën e sotme parlamentare akuzoi qeverinë për vjedhje.
Midis të tjerave, Berisha tha se qeveria i ka premtuar Italisë me shkrim se do të votojë për ekspozitën botërore në vitin 2030.
“Shkon dhe i merr ryshfetin tjetrit dhe i tërheq mbështetjen. Çfarë fytyre keni ju si qeveri. Mund të veprohet në këtë mënyrë?”, tha ai.
Berisha u shpreh, se data 12, dita e protestës së opozitës po afron, por theksoi ai, protesta tjetër do të jetë para parlamentit.
Nga fjala e tij:
“Ju vidhni vidhni dhe vetëm vidhni. Së fundmi kanë bërë një akt të turpshëm që nuk e ka bërë kurrë asnjë shtet. I kanë premtuar Italisë me shkrim se do të votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030. Shkon dhe i merr ryshfetin tjetrit dhe i tërheq mbështetjen. Çfarë fytyre keni ju si qeveri. Mund të veprohet në këtë mënyrë?
E kam burim të sigurt. Ia keni dhënë me shkresë me shkrim. Një vendi në të cilin shqiptarët janë vetëm biznesmenë nja 50 mijë. Kënaqeni me ryshfetin në xhep. Ju e turpëroni këtë vend. E keni bërë Shqipërinë një vend të pavlerë.
Të gjitha këto së bashku. Kurse për vete jetoni në luksin më të madh. Jeton ai si sulltan. Çfarë kohe ku ka kohë këtu. Data 12 po vjen, Nëse do vazhdoni kështu protesta tjetër do të jetë përpara parlamentit. Edhe për të parë superbowl në Florida. Ia mbath ai nuk rri këtu. Ikën se i numërohen vjedhjet. Të dilni”, deklaroi Berisha.

