Tre institucione ikin nga Ballshi, transferojnë shërbimet e tyre në Fier, rritet kostoja për qytetarët
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Ujësjellës Kanalizime Mallakastër, janë tre institucione të cilat janë shpërngulur nga Mallakastra dhe shërbimet e tyre do t’i ofrojnë në qytetin e Fierit.
Ikja e këtyre e institucioneve të rëndësishme pritet që të shtojë koston për qytetarët mallakastriotë, pasi për një shërbim të caktuar do të duhet që të udhëtojnë drejt Fierit. Mallakastra News

