Alfred Rushaj ka dorëzuar dorëheqjen nga mandati i deputetit duke dorëzuar sot shkresën zyrtare në Kuvend.
Rushaj mësohet të jetë shprehur se, ka vendosur të lërë mandatin për shkak të “angazhimeve personale”. Por burime të besueshme bëjnë me dije se deputeti Rushaj nuk ka qenë dakord me ndarjen e demokratëve dhe me kandidimin me dy kandidatë.
Deputeti demokrat mësohet të ketë deklaruar se dalja me dy kandidatë favorizon PS-në.
Alfred Rushaj, për një periudhë të shkurtër kohore, ka mbajtur postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, mbas zgjedhjeve të prillit 2021.

