NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
    1 day ago
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    1 day ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    3 days ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Albano Zhapaj prezanton kandidaturën në primare për Bashkinë e Fierit: Risi për çdo demokrat e demokrate, për çdo simpatizant e simpatizantë të Partisë Demokratike.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
Kryesore Politikë
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Aktualitet
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Albano Zhapaj prezanton kandidaturën në primare për Bashkinë e Fierit: Risi për çdo demokrat e demokrate, për çdo simpatizant e simpatizantë të Partisë Demokratike.

Neutrale
Last updated: 2022/11/09 at 11:30 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Të nderuar demokrate dhe demokratë,

Të nderuar miq, të nderuar shqiptarë

Jam këtu para jush në këtë komunikim publik, që mua dhe shumë të tjerëve, na është ofruar si mundësi nga procesi i ri demokratik i primareve, për të shprehur vullnetin tim për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Fierit.

Duhet të pranoj se kjo vendimmarrje nuk ka qenë e lehtë, pasi më parë ka kaluar nëpër një periudhë të gjatë reflektimi personal, konsultimi me miqtë demokratë, dhe diskutimi me kolegët, shokët dhe familjarët e mi.

Natyrisht që më lehtësoi në këtë vendimmarrje procesi i primareve, të cilin e shikoj si një risi për çdo demokrat e demokrate, për çdo simpatizant e simpatizantë të Partisë Demokratike që ndjen se mund të japë kontributin dhe idetë në shoqërinë tonë, shoqëri e cila sot më tepër se kurrë ka nevojë për demokraci, për liri, dhe për të drejta njerëzore e qytetare.

Ndjeva se duhet të isha pjesë e kësaj gare për qytetin e Fierit, pasi gjetja e primareve përkon me filozofinë time të punës dhe jetës, ku betejat për demokraci bëhen nga kandidatë të dalë nga vullneti i sovranit, dhe jo nga kandidatë të emëruar, siç jemi mësuar të shikojmë në këto 10 vitet e fundit.

Unë quhem Albano Zhapaj, pedagog në universitet, ish emigrant ekonomik në Itali nga viti 1992 e deri në vitin 2007, vit kur vendosa vullnetarisht të kthehem dhe të kontribuoj në vendin tim, mbasi u shkollova në Univerisitetin e Padova, në profilin Psikologji-Pedagogji me rezultate ekselente.

Karrierën time si pedagog e kam filluar në Universitetet e Padovas dhe Vicenzas, për ta vijuar më tej në vendin tim, si në: Universitetin e Tiranës, ku veç pedagog kam mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të Kurrikulave të këtij institucioni, në Universitetin e Durrësit, të Elbasanit, si dhe institucione të tjera të arsimit të lartë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Për tetë vjet kam punuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në detyra të rëndësishme.

Unë besoj fort se liria dhe dinjiteti i njeriut, janë vlera të patjetërsueshme dhe se askush prej nesh nuk jeton dot pa to. E drejta për të qenë i lirë, e drejta për të jetuar me dinjitet në vendin, e drejta për të ndërtuar jetën dhe lumturinë në tokën ku ke lindur, janë të drejta të dhuruara nga Zoti, nga askush tjetër. Asnjë qeveri apo qeveritar nuk ka të drejtë t’i prekë, t’i cënojë, t’i heqë apo tjetërsojë ato, as sot e as kurrë.

Nisur nga këto premisa, vendosa të kandidoj në primaret për Fierin, pasi nuk e pranoj dot që unë dhe bashkëqytetarët e mi të jetojmë në një qytet ku të rinjtë largohen se s’kanë punë, s’ka shpresë, nuk pranoj dot që çdo vit mbyllen shkolla e kopshte, boshatisen lagje e fshatra, nuk pranoj dot që toka të zbrazet e të mos punohet, që të braktisen shtëpitë, që të braktisen varret e të parëve, vetëm e vetëm se një grusht pushtetarësh kanë vendosur të na nxjerrin në treg.

Modeli i një pushteti vendor që kam në mendje është ai model ku qytetari i kërkon llogari pushteti vendor dhe jo e kundërta, ku qytetari të jetë pjesë aktive e jetës dhe vendimmarrjes së qytetit, dhe jo vuajtës i vendimmarrjeve të këqija, atyre klienteliste, korruptive dhe shtypëse…

Unë me ndihmën e Zotit dhe me vullnetin e votës së qytetarëve do të bëj ç’është e mundur nga përvoja dhe dija ime, për ti kthyer vlerat qytetit të Fierit, për ti kthyer Bashkinë Qytetarëve Fierakë. Fieri nuk mund të jetë më bashkia e “qytetarëve tanë dhe qytetarëve të tyre”.

Përfitoj nga zëri që më jep kjo foltore ti bëj thirrje çdo qytetari fierak dhe shqiptar që të marrin në dorë fatet e tyre, të rimarrin të drejtën e jetës, punës dhe dinjitetit, sepse janë të drejta që ua ka fal Zoti, dhe ky pushtet ua ka tjetërsuar, të ngrihen fuqishëm në protesta, sepse ato që na i kanë marrë ma mashtrim e dhunë, duhet të na i kthejnë patjetër.

Së fundmi shpreh respektin dhe mirënjohjen për këdo kandidat apo kandidate që do jetë pjesë e kësaj gare demokratike, dhe deklaroj solemnisht se do të pranoj rezultatin e dalë nga vota e anëtarësisë, si dhe që do të punoj njësoj fort, si pjesë e ngushtë e stafit dhe mbështetës i kujtdo kandidati fitues në qytetin e Fierit.

TAGGED: Lajme
Neutrale November 9, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%
4 hours ago
Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!
1 day ago
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
1 day ago
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
2 days ago
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
2 days ago

Këshilli i Ministrave miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%

Belind Këlliçi: Humbja e çdo vlere, morali e virtyti nga zyrtari publik në 13 vite!

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?