Muri i Berlinit nuk ndante thjesht një qytet, as një shtet, asnjë komb, asnjë kontinent…
Ai mur ndante dy botë, dy mentalitete, dy gjendje, ndante Lirinë nga Burgu, Dritën nga Errësira.
Në njërën anë Berlini komunist dhe në tjetrën Berlini i vlerave pluraliste, Gjermania lindore komuniste dhe Republika Federale Gjermane e lirisë së mendimit dhe tregut të lirë.
9 nëntor 1989 data simbol e LIRISË, ishte dita kur barriera e hekurt që ndante dy botë të kundërta u rrëzua. Dhe kjo solli në fakt edhe pikënisjen e rënies së regjimit komunist dhe ndikimit të tij në gjithë Europën.
Ky moment historik, shembja e Murit të Berlinit i priu rrugë demokracisë, drejtësisë, fuqizimit të individit dhe mbi gjithçka lirisë.

