Kjo fotografi, sot në Berlin, Checkpoint Charlie!
Përpara se të filloja takimet e punës…
Nje foto në këtë “pikë ”, që për dhjetra vite u bë simboli i ndarjes së “Dy botëve ”!
I ndarjes midis “botës” së represionit, izolimit, dhunës, shkeljes së dinjitetit e lirive të njeriut…
Me “botën ” e aspiratave e arritjeve të lira, të vlerave dhe të drejtave, të hapesirave e zhvillimit!
Sa jetë humbën për të kaluar atë “pikë ”, kudo në botën e diktaturës, edhe tek ne!
Nje mesazh ky nga Checkpoint Charlie, që fatkeqësisht për Shqipërinë duhet të shërbejë për të rikujtuar ku mund të kthehemi.
Sepse autokracitë vetëm një hap i ndan nga diktaturat.
Në fund të fundit janë vetëm një shprehje moderne për diktaturat e kësaj epoke!
Në thelb janë mohim i të drejtave e i lirive, qoftë dhe me instrumenta të ndryshëm.
Dhe për lirite ja vlen të luftosh, ne e kuptojmë këtë më mirë se shumë të tjerë!


