Kreu i PL-së, Ilir Meta, po ju kushton vëmendje të posaçme strukturave të subjektit të tij politik.
Dje, ai ka ndalur në Laprakë (Njësia 11) ku ka zhvilluar një takim me aktivistë.
“Tirana do të jetë në krye të Ndryshimit!
12 Nëntori dita e reagimit qytetar kundër padrejtësive”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Mesazhi i tij:
Riorganizimi i Partisë të Lirisë në Tiranë tani prioriteti kryesor. Bashkë me Nënkryetarin Endrit Braimllari takuam drejtues të Njësisë Nr.11.
Tirana do të jetë në krye të Ndryshimit!
12 Nëntori dita e reagimit qytetar kundër padrejtësive dhe arbitraritetit. Vetëm kur ngrihet populli ulen çmimet!

