Duhet ta kem ndarë dhe herë tjetër me miq si rrëfenjë;
-Adoleshencën e kalova në të dashurën Shkodër, qyteti kish shumë personazhe që në të gjallë apo tashmë në amshim bënë historinë e rrugëve të tij, kujtoj me mall dhe respekt një nga ato, një individ që për hir të ndjeshmërisë së familjarëve të tij (të cilët i kam miq të mirë dhe sot) nuk do ja përmend emrin…
Personazhi në fjalë shquhej si profesionist nga të mirët në zanatin e tij (ishte bojaxhi), por si djalë Shkodre ( me ken Shkodran tana i ban) zotëronte dhe kitarrën e gjithashtu shquhej si hokatar, pra ish nga ata qe qyteti i cileson si “shpirti i tavolinês dhe shoqërisë”, më bënte përshtypje kur e shihja pas pune me jakën e këmishës të bardhë si bora që ja kishin “zili” dhe aparatçikët e burakratët që bënin jetë zyre, dyshoj se me kohën jeta dhe hallet e vunë përpara dhe e pira nga qejfi i fundjavave ju kthye ne ngushëllim dhe menyrë të jetuari por kjo asnjëherë nuk ja zbehu sqimën dhe të reaguarit me gojën që e kish si “teh thike” kur ndjehej i sulmuar apo si burim hareje kur donte të shpërndante gëzim …
Shoqëria që me zemër e çmonte dhe donte përpiqej ndonjëherë ta këshillonte pēr pijen e “tepruar” ;
– mos pi o mik i dashtun, mos pi se pija asht nana e të tana të zezave (i thanë ata ne dialektin e qytetit) …
Ai që si duket atë ditë ish në qejf ja ktheu me hare ;
– o shok, o vllazën, keni të drejtë, pija asht nana e tana të zezave, por asht nan more a lehet nana …
P. S
Ajo dreq pije ne fund e vuni poshtë, sot ai na sheh prej naltsisë qiellore e ndoshta prap qesh me ne…

