Simbas historisë zyrtare, 8 nëntori i vitit 1941 shënon krijimin e PKSH-së, partia- shtet që sundoi nga viti 1944- 1991.
Partia ishte e unifikuar me emrin e Enver Hoxhës, si Sekretar i Parë i saj dhe autoriteti absolut në Shqipërinë komuniste.
Monumenti madhështor i tij ishte ngritur në Sheshin “Skënderbej” në një podium mermeri.
Shtatorja e bronztë e tij u rrëzua me revolta popullore në 20 shkurt të vitit 1990.
Në redaksinë tonë, sot na dërguan foton që është në ballinë të shkrimit. Aty duken gjurmët e këmbëve të shtatores së Hoxhës mbas shkuljes me kavo të statujës.



