Duket se familjet shqiptare ndihen të tronditura për shumë arsye, si emigracioni, kriza ekonomike, vese tl ndryshme si xhelozia, alkooli, kumari, tradhëtia bashkëshortore, dhuna etj.
Ky fenomen është shqetësues kudo në Shqipëri, por po referojmë statistikat për Fierin.
Numri i çifteve që i dhanë fund martesës është rritur dukshëm.
Për 9 muaj gjykata ka vendosur 253 divorce.
Gjithashtu janë lëshuar 134 urdhër mbrojtjeje për gra që ndihen të kërcënuara nga bashkëshorti i tyre.
Të dhënat dëshmojnë për 461 padi për divorc të regjistruara në Gjykatën e Fierit gjatë 9 muajve të parë të këtij viti.
Nga këto, 253 çifte i dhanë fund martesës, 9 u refuzuan nga gjykata, ndërsa të tjerët vazhdojnë seancat gjyqësore.

