Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po diskutojnë rifillimin e bisedimeve të tyre për çarmatimin bërthamor në javët e ardhshme, sipas gazetës ruse Kommersant.
Në atë rast, bisedimet do të jenë të parat pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të këtij viti, sipas gazetës, e cila i referohet burimeve të njohura me diskutimet, shkruan gazeta online The Moscow Times .
Sipas informacioneve, bisedimet mund të zhvillohen në një vend të Lindjes së Mesme, në vend të Gjenevës së Zvicrës, siç ishte zakon më parë.
Javët e fundit, frika për armët bërthamore ruse është rritur, ndër të tjera për shkak të kërcënimeve bërthamore nga Rusia dhe faktit që vendi kreu stërvitje me armë bërthamore në fund të tetorit. (TT)


