Situata në Kosovë ka marrë plrmasa alarmuese dhe që nga dje dhe deri pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama nuk ishte prononcuar.
Ai ka reaguar sot mbas mesditës me një postimi në rrjetet sociale, kushkruan se po e ndjek me vëmendje situatën në Kosovë.
Rama thekson se mirëkupton autoritetet e Kosovës, por mbështet kërkesat e BE dhe SHBA.
Kryeministri thotë se mbështet plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman, ndërsa bën thirrje për vetëpërmbajtje.
Rama shkruan gjithashtu se tashmë Kosovës i duhet një dialog më i fortë me Serbinë për të mos humbur dhe aleatët e saj.
“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog. Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!”, shprehet Rama.

